MSH njofton se qytetarët mund të vaksinohen 7 ditë në javë dhe për festa zyrtare

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët e Kosovës se vaksnimi do të vazhdojë të bëhet 7 ditë në javë.
Madje, ata thonë se qytetarët mund të vaksinohen edhe në ditët e festave zyrtare,

“Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, me të cilin është aprovuar Plani i Veprimit për Vaksinimin Masiv, që nga kjo javë qendrat e vaksinimit në gjithë territorin e Kosovës do të punojnë gjatë fundjavëve dhe festave zyrtare.

E gjithë kjo për të lehtësuar procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së shëndetësisë.