Mrika dhe Arianit Nikqi prekin “Kulmin e Botës”

16-vjeçarja nga Peja, Mrika Nikqi, bashkë me babanë e saj Arianitin, kanë arritur të ngjiten në “Kulmin e botës”. Ata kanë arritur të përfundojnë ngjitjen në Everest. Ndryshe,Mrika është shqiptarja më e re që ka arritur ta pushtojë majën më të lartë në botë.

Përmes një postimi në Facebook, Mrika ka njoftuar se kanë përfunduar ngjitjen në Everest. Ajo ka treguar se tash do të nisen në Denali, një prej majave më të vështira.

Gjatë këtij sezoni të ngjitjes, Mrika ka treguar se kanë vdekur 11 alpinistë për të cilët ka shprehur keqardhje.

Ndryshe, Mrika dhe Arianiti kishin mbetur të bllokuar për 11 ditë në një tendë në temperaturat deri në -40 gradë celsius në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

Ky është postimi i plotë i saj:

JA DOLEM
E katërta prej të shtatave 4/7

17 vjeç dhe, sebashku me babin tim -Nitin, realizova qellimin tim, preka majen me te lartë të botes – Everestin !

Ishte qellimi im, ishte enderra ime e cila me percolli vazhdimisht qe nga fillimi i vitit 2018. Ne fillim, mendoja se eshte nje enderr e parealizueshme, kishte persona qe me inkurajonin dhe qe me dekurajonin por, vendosa te jem shume e diciplinuar dhe e fokusuar ne kordinimin e guximit, qendrueshmerise psiqike dhe fizike……arrita qellimin tim !

Ne Everest, gjithcka punon kunder trupit dhe personalitetit tende, e qe te ndalon qe te vazhdoshe perpara, eshte lartesia, mungesa e ajrit, koha e papershtatshme, orteqet e shumta, shembjet e akullnajave ne pjesen ma te rrezikshme per jete – Khumbu Icafall, e qe per mua ishte shume atraktive!

Kjo sezone e ngjitjes ne Everest, ishte shume tragjike, me 11 alpinista te vdekur nga e tere bota, per te cilet ndjeje shume keqardhje, mirepo, meqenese isha personi me i ri ne kampin baze te Everestit, i jam mirenjohese te gjjthe atyre udheheqesve te CTSS, te cilet duke pas ne konsiderate moshen time, vazhdimisht me inkurajuan per kete ngjitje sfiduese duke ma forcuar edhe me shume perkushtimin tim duke me mesuar se si duhet respektuar madheshtine e e bjeshkes, konforme deshires se madhe, e qe rezultoje me ngjitjen e sukseshme !

Tani nisemi per Denali, njeren nga majet me te veshtira ne grupin Seven Summits, urojme qe te kemi fat me kohen.

Dashnija dhe perkrahje e Juaj, ma bene me te lehte ngjitjen ne Everest !

Me dashuri,
Mrika