Japonia

MPJD: Nga 24 marsi pa viza në Japoni për personat që posedojnë pasaporta diplomatike dhe zyrtare

Ambasada e Japonisë ka nisur sot me lëshimin në Prishtinë të vizave, duke lehtësuar kështu dukshëm udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni.

Këtë e bënë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me anë të një njoftimi për media në të cilin thuhet se nga 24 marsi i këtij viti, poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni.

“Kjo u konfirmua në takimin që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla bashkë me zëvendësministrin, Kreshnik Ahmeti patën me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi dhe të ngarkuarin me punë, Keisuke Yamanaka”.

“Thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi”, thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: Forumi Intelektual Europa 2030, i bashkohet Koalicionit të AAK- Nisma për zgjedhjet parlamentare