MPJ: Zëvendësit të Gjuriqit iu ndalua hyrja në Kosovë se nuk pati leje

Zëvendësdrejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Dushan Kozharev, nuk i është lejuar që të hyjë në Kosovë përmes Jarinjes.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar këshilltari i ministrit në detyrë Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

“Kozharev bën pjesë te personat që nuk mund të futen në Kosovë pa leje. Ata zgjodhën që të mos e respektojnë marrëveshjen, prandaj edhe është ndaluar në Jarinjë”.

Për ndalimin e tij ka lëshuar njoftim edhe kjo zyre.

“Prishtina po vazhdon t`i ndalojë përfaqësuesit e Zyrës që të jenë me njerëzit e tyre në provincën jugore, edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore, në kundërshtim me marrëveshjen e lirisë së lëvizjes të arritur në Dialogun e Brukselit”, thuhet në njoftim.
\

loading…