Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur zyrtarin e UNMIK-ut me shtetesi ruse si persona non-grata.

Sipas këshilltarit të Pacollit, Jetlir Zyberaj ky gjë ka ardhur pas hezitimit të UNMIK-ut për të hequr imunitetin e zyrtarit dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore.

Ai po ashtu ka përmendur se Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të ngurroj të marrë vendime të tilla kurdo që është nevoja.

Kujtojmë se Krasnoshchenkov, ditën kur Policia e Kosovës realizoi aksion në pjesën veriore të vendit, bllokoi rrugën duke penguar ata të kryenin punën e tyre. Ai më pas ishte arrestuar.

Ja postimi i plotë:

Kjo vjen pas hezitimit të UNMIK-ut për të hequr imunitetin e zyrtarit dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore.

Në të njëjtën kohë një ditë më parë për shkak të deklaratave të saj raciste, Kryeministres serbe Ana Brnabic i është ndaluar përgjithmonë hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të ngurrojë të ndërmarrë masa të tilla në çdo moment kur janë në pyetje interesat kombëtare të Kosovës.