MPJ ia ndaloi hyrjen, Gjuriq sot viziton Kosovën me leje të Qeverisë

Shefi i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Marko Gjuriq do të hyjë sot në Kosovë.

Ai do të jetë në Kosovë për ta vizituar kompleksin e pishinave të quajtur “Rajska Banja” në komunën e Zveçanit.

Ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ), kishte deklaruar që asnjë zyrtar nga Beogradi nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë.

Këtë vendim MPJ e kishte marrë si rezultat i kërcënimeve që Serbia bën ndaj Kosovës dhe propagandës së vazhdueshme të lajmeve të rreme dhe inskenimin të një krize humanitare në veri të Kosovës.

Përderisa Gjuriq pritet të hyjë në Kosovë, të mërkurën autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen ministrit të mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin hyrjen në Kosovë për arsye se qëllimi i tij është provokimi.

Lajmi.net ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ka marrë përgjigje se Gjuriqit iu është dhënë leja e vizitës nga Qeveria e Kosovës dhe jo nga MPJ.

Edhe në vendimin e MPJ-së për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve serbë kishte disakordancë midis tyre dhe kryeministrit Haradinaj, ku ky i fundit njëtrajtshëm me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq mohuan se kjo mund të jetë e vërtetë.

loading…