Pas presidentit

MPJ i përgjigjet Vuçiqit: Shpifës i kriminalizuar, flamuri i Kosovës s’u hoq në Stamboll

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit për Punë të Jashtme Behgjet Pacolli, ka thënë se flamuri i Kosovës nuk është hequr gjatë takimeve në Stamboll, siç ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një përgjigje për Koha.net, Zyberaj e ka quajtur shpifës të kriminalizuar presidentin serb teksa ka thënë se delegacioni i Kosovës është nderuar në nivelin më të lartë protokollar.

“Vuçiqi është një shpifës i kriminalizuar. Flamuri i Kosovës ka qenë aty ndërsa delegacioni i Kosovës është nderuar me nivelin më të lartë protokollar”, ka thënë ai.

Lexoni edhe:
https://ballkani.info/ramadani-i-pergjigjet-vuciqit-formimi-i-ushtrise-nuk-perkon-me-data-dhe-hamendesime-te-serbise