Kontestimi i vendimeve

MPB-ja provon që t’ua shkëpusë kontratat 17 hetuesve të IPK-së përmes Gjykatës Supreme

Disa ditë me parë 17 hetues të rinj të IPK-së kanë nënshkruar kontratat me Inspektoratin Policor të Kosovës pasi që të njëjtët fituan “betejën” me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët pasi ishin përzgjedhur kandidatët e kishin anuluar konkursin, shkruan sot Koha Ditore.

Ani pse kontratat tashmë janë nënshkruar dhe hetuesit e kanë nisur punën, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur ta vazhdojë betejën me hetuesit e rinj të IPK-së.

Gazeta ka marrë vesh se legjitimiteti i këtij konkursi i vërtetuar nga dy shkallë të gjykatës, asaj Themelore dhe të Apelit, pritet të vendoset në Gjykatën Supreme.

“Edhe pse kontratat janë nënshkruar, MPB-ja rastin e ka dërguar në Gjykatën Supreme”, ka konfirmuar një burim brenda gjykatës.

Vendimet e shkallës se dytë, pra të Gjykatës se Apelit, janë vendime obligativisht të ekzekutueshme nga institucionet. Kontestimi i këtyre vendimeve në Gjykatën Supreme në asnjë rrethanë nuk e ndalon respektimin e vendimit të Gjykatës se Apelit si shkallë e dytë e gjyqësorit.