Mozzik

Mozzik uron të bijën për ditëlindje: Para pesë viteve më ka plasur vaji, është dashuri e shenjtë ajo e prindit për vajzën

Ditën e sotme (e hënë) feston ditëlindjen vajza e Mozzikut dhe reperes Loredana Zefi.

Hana Aliu ka lindur më 18 dhjetor të vitit 2018 dhe sot mbush plot 5 vite jetë. është

Me këtë rast i është bërë një urim nga i ati, me një postim emocional të shpërndarë në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Facebook

Postimi i plotë i Mozzikut (pa ndërhyrje):

“Para 5 vite m’ka pas plas vaji , vaj gëzimi normal.

Kur Zoti i madh vendosi t’më jep epitetin Babë .

E ti po rritesh pikërisht ashtu si e ka shkruar Zoti i madh ..valët e jetës na gjuajnë e na dërgojnë kudo.

Është dashuri e shenjtë ajo e prindit për vajzën.

Sado që mërzitem që nuk të kam tërë ditën e tërë natën afër , në anën tjetër jam shumë krenar vetëm që të kam shëndosh e mirë !

Urime vajza ime datëlindjen e 5″.