Mozzik publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, vazhdon të jetë shumë i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh ai ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, ndërsa herë pas here nuk mungon edhe ndonjë footgrafi nga e kaluara.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një fotografi kur ishte shumë i vogël.

Reperi shihet në prani të babait të tij, ndërsa duket mjaft i lumtur dhe i veshu me plot ngjyra.

Tashmë kanë kaluar vite nga ajo dhe Mozzik është bërë edhe vet prind, por duket se nostalgjia për fëmijërinë ekziston gjithmonë.

Përndryshe, reperi nga Ferizaj jeton bashkë me gruan e tij, Loredanën, dhe vajzën e tyre të vogël, Hanën, në Zvicër.

loading…