Mozzik paralajmëron këngën e re

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gramos Aliu i njohur me emrin artistik, Mozzik, është mjaft i pëlqyer dhe tashmë numëron fansa të shumtë.

I njëjti është mjaft aktiv edhe me projekte muzikore, gjersa viteve të fundit ka publikuar këngë më së shumti në gjuhën gjermane.

Së fundmi, ai është pyetur nga fansat përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram, se kur do të sjellë një projekt në gjuhën shqipe.

“A do publikosh këngë vetëm në gjuhën shqipe”?”, është pyetja e fansit, gjersa një përgjigje nga artisti nuk ka munguar, duke thënë se shumë shpejt vjen me një të tillë.

Mozzik po ashtu u përfol për një krizë në martesën e tij me Loredanën, por që në promovimin e albumit të ri të kësaj të fundit është vërtetuar e kundërta, gjersa çifti dukeshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ndryshe, “Eiskalt” mbetet kënga e fundit e lansuar me klip nga reperi, të cilën e solli në bashkëpunim me bashkëshorten Loredanën. Ky projekt u mirëprit nga publiku dhe në platformën YouTube ka kaluar shifrën e 23 milionë klikimeve për vetëm një muaj.

Këtë verë, Mozzik dhe Loredana ishin prezentë me koncerte në trojet shqiptare, por edhe në vende të ndryshme të Evropës.

loading…