“Mozomokeq” – Ministri i Brendshëm nuk di si shkruhet as fjala “sot”

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, e meriton notën njësh në drejtshkrim. Në dy-tre rreshta ai ka bërë gjashtë gabime drejtshkrimore.

Nuk e di as si shkruhet fjala “sot”, e shkruan “sotë”. Këtë shkarravinë e ka publikuar në Facebook-un e tij, përmes të cilit njofton për një takim që ka mbajtur me kryeministrin e dorëhequr Ramush Haradinaj.

Ekrem Mustafa që mori pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, me sugjerim të Labinot Tahirit, veç pse është nga Ferizaj, po thellohet në skandale çdo ditë e më shumë.

Për gabimet e rënda drejtshkrimore po kritikohet nga shumë persona.

Postimi i ministrit: