Trajneri portugez

Mourinho: Të gjithë do të na e kenë frikën në Ligën e Kampionëve

Jose Mourinho këmbëngul se të gjitha ekipet do të dëshirojnë ta shmangin Tottenhamin në shortin e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të hënën, përkundër humbjes që skuadra e tij e pësoi 3-1 ndaj Bayern Munich në ndeshjen e fundit në grup të mërkurën.

Tottenhami e kishte siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirëve nga pozita e dytë në Grupin B para ndeshjes me Bayernin të mërkurën mbrëma dhe si rrjedhojë Mourinho i pushoi plot lojtarë të formacionit të parë, përfshirë sulmuesit Harry Kane dhe Dele Alli dhe mbrojtësin Jan Vertonghen.

Mourinho nënvizoi pas ndeshjes së nuk do të merret shumë me humbjen ndaj Bayernit, por do ta përdorë paraqitjen e lojtarëve që luajtën në këtë ndeshje për të vendosur për formacionet në ndeshjet e ardhshme.

Ai paralajmëroi se ekipi i tij do të jetë shumë më i fortë në fazën e eliminimit direkt, që nis në shkurt.

“Mendoj se ekipet që i kanë fituar grupet e tyre përkatëse luten të mos u bie shorti të luajnë kundër neve”, tha Mourinho.

“Mendoj se ne kemi njëri prej ekipeve më të forta nga pozitat e dyta në grupe. Deri në fund të shkurtit, do t’i kuptoj lojtarët e mi më mirë dhe ata do të më kuptojnë mua më mirë. I kemi dy muaj për të punuar së bashku dhe mendoj se do të jemi shumë më të përgatitur”, shtoi ai.