Kombëtarja kineze e futbollit provoi shumë por pa rezultat për të marrë trajnerin Jose Mourinho.
I shkarkuar me ceremoni nga Manchester United dhe tashmë në rolin e opinionistit ndërsa gëzon milionat e fituar nga kontrata me “Djajtë e Kuq”, portugezi u kontaktua disa herë nga vendi aziatik për të marrë frenat e seleksionit, por pa sukses.
Pas largimit të Marcelo Lipit nga përfaqësuesja e Kinës, në Pekin kërkuan me ngulm një trajner me peshë për të marrë në dorë ekipin.
Por Jose Mourinho që për momentin po argëtohet duke formalizuar batutat dhe komentin e tij në lidhje direkte në ndeshjet kryesore, vendosi të thotë jo.
“Oferta për të ishte e parefuzueshme. Ishte një çek i bardhë por ai e refuzoi” tha miku Mourinhos, agjenti i njohur Ioan Bekali.
“Jam 54 vjeç dhe dua të qëndroj në Europë edhe për 5 vjet të tjerë. Më pas mund të shkoj në Kinë” i tha Mourinhos shokut të tij.
Refuzimi i portugezit, ngre kuotat e ish kampionit të botës me Italinë, Fabio Canavaro, për të marrë drejtimin e përfaqësueses Kineze.







