Mourinho: I kam gënjyer të gjithë, u ndjeva si 12-vjeçar

Ndeshja e 1000-të e Mourinhos si trajner pati një fund të lumtur për strategun portugez.

Roma ka shënuar fitore në sekondat e fundit të ndeshjes, ku El Shaarawy realizoi një gol të bukur.

Por, të gjithë vëmendjen e mori Jose Mourinho me festimin e tij unik në ndeshjen e 1000-të si trajner.

Pas ndeshjes, ai tha se i ka gënjyer të gjithë, pasi në fakt kishte pasur frikë nga humbja në këtë ndeshje.

“I kam gënjyer të gjithë! I kam thënë skuadrës për disa ditë se nuk është e rëndësishme për mua, por unë kisha shumë frikë nga humbja. Për fat të mirë fituam, dhe po vrapoja sot si fëmijë, sepse ndihesha si 12 vjeç, jo 58” – u shpreh Mourinho.

Me këtë fitore, Roma merr primatin në tabelë me nëntë pikë pas tri ndeshjeve.