Ish lojtarin e tij

Mourinho do të dëshironte të punonte me Hazardin

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se Eden Hazard do të ishte blerja ideale për të, por gjasat që të ndodhë diçka e tillë janë të pakta sipas teknikut portugez.

Mourinho e ka lavdëruar Hazardin si lojtarin më të mirë në Premier League, teksa do të kishte dashur që të kishte ndonjë mundësi transferimi të yllit belg te “Djajtë e Kuq”.

Dyshja kishin punuar së bashku në sezonin 2013-2014, vit në të cilin “The Blues” u shpallën kampion me Hazardin protagonist absolut duke shënuar 14 gola.

Lideri aktual i golashënuesve në Premier League me 7 gola e kishte përmendur gjatë pauzës së kombëtareve faktin se do ta kishte pëlqyer një ribashkim me Mourinhon, me këtë të fundit që e ka komentuar këtë deklaratë.

“Do të kisha dashur ta kisha te Manchester United. Por nuk mendoj se Chelsea do ta shiste këtu kështu që nuk është problem pasi që Chelsea drejtohet nga njerëz intelegjentë dhe me eksperiencë. Historia thotë se kur Hazard është lojtari më i mirë në Premier League, atëherë Chelsea shpallet kampion, ndodhi me mua por edhe me Conten. Dhe tani është fillimi i sezonit, por ai është futbollisti më i mirë për momentin, Chelsea është lider për shkak të diferencës që e bën ai”, potencoi Mourinho.

Chelsea sot prej orës 13:30 pret në “Stamford Bridge” Manchester Unitedin në derbin e javës së 9-të në Premier League.