Motrat siameze tregojnë për djemtë, si ngasin makinën, biçikletën

Ebi dhe Britani Hensel janë dy motra siameze të cilat morën famë pasi u shfaqën në një episod të emisionit të Opra Uinfrejt në vititn 1996.

Ebi dhe Britani Hensel janë dy motra siameze të cilat morën famë pasi u shfaqën në një episod të emisionit të Opra Uinfrejt në vititn 1996.

Dy vajzat 29-vjeçare janë të bashkuara në trup, dhe secila kontrollon njërën anë të trupit.

Ato kanë mësuar të punojnë si një njeri i vetëm, dhe të bëjnë gjëra që njerëzit nuk mendonin se do t’i bënin dot.

Vajzat kanë lindur në Minesota të SHBA-ve në vitin 1990, dhe prindërit nuk e dinin që po prisnin binjake, pasi dy kokët nuk ishin shquar në EKO.

Pasi lindën, mjekët nuk prisnin të jetonin as edhe një natë, por ato tani kanë mbaruar shkollën për mësuesi.

Kur lindën, vajzat kishin edhe një krah të tretë, por që u hoq pa probleme kur ishin ende të vogla.

Prindërit s’kanë menduar kurrë të përpiqen t’i ndajnë, nga frika se mos njëra prej tyre dëmtohet rëndë ose humb jetën. As vajzat nuk e duan një gjë të tillë.

Secila kontrollon njërën gjymtyrë. Ecja duhet të ketë qenë e vështirë në fillim

Por më e vështirë duhet të ketë qenë të mësonin biçikletën. E megjithatë ia dolën.

Nuk e patën të lehtë, por vajzat arritën të mësojnë të notojnë

Të dyja kanë edhe patentë makine

Edhe pse janë të ngjitura, vajzat kanë shije të ndryshme ushqimi, interesash

Vajzat kanë sisteme të ndryshme imunitare. Kur njëra sëmuret, tjetra është mirë

Po ashtu janë edhe të afta të luajnë sport, edhe pse secila kontrollon një gjymtyrë

Vajzat kanë shumë shoqe dhe e shijojnë jetën si gjithë të tjerët

E kanë të qartë që kushtet e tyre nuk janë normale, por nuk heqin dorë nga të kërkuarit dashurinë e jetës, edhe pse nuk preferojnë të japin detaje për takimet që kanë me djemtë

Sigurisht që duhet të gjejnë kompromis me njëra-tjetrën që të dyja të jentë të lumtura

Vajzat thonë që presin të bëhen nënë një ditë, por ende s’e kanë diskutuar se si do ta menaxhonin atë situatë

Ato ndihmojnë njëra-tjetrën në shkollë

Email-et i shkruajnë si një person i vetëm, dhe pse janë persona të ndryshëm

Fillimisht donin të bënin secila shkollë më vete, por ngaqë pastaj do të merrnin një rrogë, pasi do të bënin një punë, u detyruan të zgjedhin të njëjtën degë, mësuesinë

Vajzat sot janë 29 vjeçe

Mjekët nuk prisnin të jetonin asnjë ditë

Vajzave u nevojiten pasaporta të ndryshme, por blejnë vetëm një biletë

Rritja në moshë bën që të tregohen të kujdesshme me mbajtjen e trupit në formë