“Motra jote u punësu”, “Mosni me shpifje” – Përplasen deputetët Eliza Hoxha dhe Enver Haliti

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet lidhur me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ia ka përmendur deputetit të VV-së, Enver Haliti, punësimin e motrës në Ministrinë e Tregtisë.

“Mu duke sikur me fol për motrën tënde e jo për ministren. Mos dilni me fol për nepotizëm e krim, kur motra jote u punësu si kryeinspektorë po nga ministrja e Tregtisë”, tha Hoxha.

Deputeti Haliti ka theksuar se motra e tij ishte punësuar në MTI që 12 vjet.

“Unë thashë që opozita nuk ka kauza. Vetëm gënjeshtrën e shpifjen e ka argument e armë. Kur Vlora Çitakun e kanë pyetur cilat i keni kap, thotë më mirë pyetëm cilat s’i keni kap. Motra ime është punësuar në Ministrinë e Tregtisë që 12 vjet. Nuk është punësuar vitin e kaluar pa qenë unë deputet. Mosni ju lutem me shpifje”, tha deputeti Haliti.