Motra ia lë katër fëmijët vëllait dhe largohet në drejtim të panjohur

Një burrë ka raportuar në Polici se motra e tij ia ka lënë katër fëmijët dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është raportuar në Podujevë, në orët e para të 2 janarit, sipas raportit 24-orësh të Policisë. Në ankesë, burri ka treguar se motra ia kishte lënë fëmijët ditë më parë.

Rasti është cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.

Policia ka thënë se është duke kryer hetimet.