Motra e Michael Jacksonit e ka pranuar se vëllai i saj ishte pedofil

I ndjeri Michael Jackson po përballet me një sërë akuzash për abuzim seksual me të mitur, pas publikimit të një dokumentari të realizuar mbi jetën e tij.

Megjithëse familja mohon këto pretendime, duke thënë se gjithçka po bëhet për para, një anëtare e saj kishte pohuar dikur Michael ishte pedofil.

Është motra e tij, LaToya Jackson, e cila në një intervistë të dhënë në vitin 1993 kishte treguar para kamerave këtë gjë.

“Unë duhet t’ju them se kjo është shumë e vështirë për mua”, kishte thënë ajo.

“Michael është vëllai im, e dua shumë, por nuk mundem dhe nuk do të jem bashkëpunëtore e heshtur e krimeve të tij kundër fëmijëve të vegjël dhe të pafajshëm.

Nëse mbetem e heshtur atëherë do të thotë të ushqej fajin dhe poshtërimin që këta fëmijë ndjejnë dhe mendoj se është shumë e gabuar”, ka shtuar ajo.

Kjo intervistë është publikuar 26 vite më vonë, dhe në të njëjtën javë kur u publikua edhe dokumentari mbi jetën e këngëtarit.