Hennessey

Motori V8 nuk i përshtatet Ford GT-së (FOTO)

Hennessey është njëra nga kompanitë më të njohura në SHBA e specializuar për modifikimin e veturave amerikane. Përmes duarve të saj kanë kaluar shumë modele, si Raptor, të cilët nën kofano kanë në vend të motorit standard atë më të fuqishëm – V8.

Edhe pse shumica e njerëzve do të dëshironin të shohin të njëjtën gjë te super-vetura GT e Fordit, por si duket kjo nuk do të ndodhë, transmeton Koha.net. Arsyeja është e thjeshtë – në Ford GT nuk mund të përshtatet motori V8.

Gjithashtu, çdo lloj motori tjetër përveç atij 3.5-litër V6 Bi-Turbo do të rrezikonte aerodinamikën, estetikën dhe eksperiencën e vozitjes në Ford GT.

Megjithatë, nuk ka dyshim se GT do të ketë motorin V6 i cili ka kapacitet prej 650 kuajfuqi.