Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Bogë të Rugovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi se aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike, ku u lënduan katër persona.

“Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Rugova.