Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon e cila po influencon mot me reshje shiu në territorin e Shqipërisë.

Moti sot do të mbetet i vranët dhe reshje shiu me aktivitet kryesor në pjesën e parë të ditës, pasdite moti do të përmirësohet .

Era do të jetë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 11/18°C

Zonat e ulëta 14/24°C

Zonat bregdetare 17/24°C

loading…