Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuat se të mërkurën dhe enjten, vranësirat do të zhvendosen në drejtim të juglindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli.
“Nga dita e enjte priten rritje të temperaturave maksimale, duke bërë që grafiku i fushave termike të jetë konstant me vlerat e mesatareve për muajin që jemi. Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në zero, apo në -1 gradë Celsius, në viset malore minimalet priten të regjistrojnë vlerat -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius. Indeksi UV të mërkurën mbetet mesatar, ndërsa cilësia e ajrit në vlerat e shëndetshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatar e nga veriu dhe jugperëndimi”, thuhet në komunikatë.







