Moti për nesër dhe pasnesër në Kosovë

31.08.2020 – Ditëve të para të shtatorit mbi rajonin tonë pritet të kaloj një ciklon, që ditën e sotme dhe të nesërme sjellë kushte për reshje shiu dhe bubullima në disa pjesë të rajonit, derisa mbi vendin tonë do të kaloj një front i dobësuar i këtij sistemi, që më shumë do të kushtëzoj mot pjesërisht të vranët, ndërsa mundësi për të reshura lokale parashihen vetëm pasditen e nesërme.

Ditën e mërkurë nuk parashihen të reshura, e temperaturat do të zbresin përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

Nga dita e enjte më shumë diell dhe pa reshje, ndërsa temperaturat do të luhaten brenda vlerave mesatare, e në fundjavë me tendencë rritjeje.
Indeksi i rrezeve UV në vlera të larta.

1.9.2020 – Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në lindje dhe jug të vendit. Temperaturat në vise të ulëta 17C deri 30C, e në vise malore 14 deri 24C. Fillimisht do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi, e pasdite dhe në mbrëmje nga verilindja me shpejtësi 6-14m/s. Indeksi UV: 7.
2.09.2020 – Më freskët e pa të reshura, vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 12C deri 26C, e në vise malore 9C deri 19C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s. Indeksi UV: 6. /PrishtinaWeather/