Moti për nesër: Butë e me diell

20.10 – Më butë, kryesisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë në vise të ulëta.

21.10 – Butë me intervale më të gjata me diell, e ditën edhe vransira kalimtare.

22.10 – Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vransirat shtohen.Temperaturat minimale luhaten nga 3C-5C, e në pjesët e mbuluara me mjegull, minimalet zbresin edhe në 1C e 2C.

Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 17 e 18C ditën e enjte dhe të premte.Në ditët e para të javës do të dominojnë më shumë qetësitë dhe erërat e lehta nga krahu verior 2-6m/s. Në pjesën e dytë do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 3-9m/s.Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale, e nga dita e enjte me tendencë të rënies.