IHMK

Moti për javën e ardhshme

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Të hënën dhe të martën në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të jenë aktive dhe jostabile, si pasojë mund të sjellin reshje afatshkurta shiu, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.Sa i përket fushave termike, do të ketë ngritje të lehta, sidomos në temperaturat minimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.