Moti

Moti për javën e ardhshme: Nga e martja bien temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me anë të një komunikate kanë njoftuar se çfarë temperatura pritet të na përcjellin gjatë javës së ardhshme.

Sipas këtij njoftimi, dita e hënë do të jetë shumë e nxehtë, por temperaturat pritet të bien qe nga dita e martë, për të vazhduar ashtu deri të premten.

Detajet:

Parashikimi i Motit për pesë ditë (01 -05 korrik 2024).

E hënë-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

E martë –Moti me diell dhe pjesërisht i vranët.Vranësirat gjatë ditës do të kalojnë në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës duke krijuar mundesi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

E merkurë-Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

E enjte-Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-6m/s.