Moti i keq përfshin edhe jugun e Shqipërisë, erërat e forta godasin Ksamilin

Erërat e forta dhe deti me dallgë kanë përfshirë edhe bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Në një video të publikuar nga një pushues në rrjetet sociale, vërehet se koha e keqe ka shkaktuar probleme në Ksamil.

Pamjet tregojnë erëra të forta dhe pushues të cilët largohen me shpejtësi nga plazhi.

Më herët në një video të publikuar nga Meteo Balkan, shihen se si pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit për shkak të erërave të forta.