Moti i keq, Balluku: Ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare, bllokohet rruga Milot-Lezhë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga nyja e Milotit ku gjendja si pasojë e reshjeve të borës paraqitet e vështirë ka njoftuar se nga ora tetë e darkës nuk do të lejohet asnjë automjet i tonazhit të rëndë në akset kombëtare.

Balluku tha se ndalimi vjen pasi automjetet e rënda po krijojnë probleme në këto akse duke bllokuar borëpastrueset si dhe qarkullimin e automjeteve të tjera.

Ministrja bëri gjithashtu të ditur se deri të hënën në mëngjes automjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohen të qarkullojnë në akset kombëtare.