Moti i akullt sjell reshje të shumta bore në Kroaci

Një valë e vonshme e motit të acartë ka mbërthyer të martën Kroacinë dhe Slloveninë, duke e nxitur paralizimin e komunikacionit, si pasojë e të reshurave të shumta të borës.

Stuhitë e borës dhe erërat e forta kanë shtrënguar autoritetet kroate që t’i paralajmërojnë qytetarët të mos dalin për udhëtime, teksa disa rrugë janë mbyllur për kalimin e kamionëve me ngarkesa të rënda.

Erërat e forta përgjatë brigjeve të detit Adriatik kanë pamundësuar qarkullimin e anijeve, derisa vetëm veturat janë lejuar që të kalojnë përgjatë rrugëve bregdetare. Moti i acartë pritet që të përhapet drejt lindjes së rajonit të Ballkanit gjatë së mërkurës, duke e nxitur uljen e konsiderueshme të temperaturave.