Temperatura

Moti bën kthesn e papritur, çfarë pritet të ndodhë sot

Vijon ndikimi i motit të qendrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante në të gjithë territorin, më të dendura në zonat malore.

Pasditja sjell shtim të vranësirave, fillimisht në zonat malore dhe gjatë natës do të shtrihen në të gjithë vendin duke rrezikuar shira të dobët.

Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vletrat ditore nga -1 deri në 17 gradë.