Moti befason përsëri, parashikimi për tre ditët e ardhshme

Mbi Kosovë që nga mbrëmë filluan fjollat e para të borës, të cilat vazhduan edhe gjatë ditës së sotme në rajone të ndryshme të vendit.

E siç paralajmërohet, mot i njëjtë do të vazhdojë të mbajë edhe në ditët në vijim.

Sipas metorologëve, gjatë dy ditëve të para të javës do të mbajë mot i ftohtë dhe me reshje bore, ndërsa të mërkuren pritet të ketë një ngritje të lehtë të  temperaturave, përcjell gazetametro.net.

19.11 – Të hënën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu, dhe me reshje bore në viset malore.

20.11- Edhe gjatë së martës pritet të mbajë mot i njëjtë, ku pritet të ketë riga shiu dhe bore në mëngjes.

21.11- Derisa, të mërkuren temperaturat pritet të shënojnë ngritje. Do të mbajë mot më i butë, me vranësira dhe intervale me diell, kurse pasdite pritet të ketë edhe riga lokale shiu.

Temperatura maksimale gjatë këtyre tre ditëve do të jetë 10 gradë Celsius, ndërsa ajo minimale -1 gradë Celsius.