Mot pjesërisht i vranët

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, që do të kushtëzojnë mot kryesisht stabil dhe me vranësira.

Ditën e mërkurë, me depërtimin e frontit të ftohtë, pritet të ketë mjaftueshëm qarkullim ajror, që mund të zbres indeksin, përkohësisht, në vlera normale.

5.12-6.12 – Të mërkurën në mëngjes pjesërisht vranët, e në vise të ulëta mjegull. Gjatë ditës priten kthjellime. Ditën e enjte mot kryesisht me vranësira, e në mëngjes me ngrica, ndërsa në vise të ulëta mundësi për mjegull.

7.12 – Mot pjesërisht i vranët, e gjatë ditës me intervale më të gjata me diell.