moti

Mot i vranët e temperatura të ulëta

Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën dërrmuese të vendit, me përjashtim në disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, ku vranësirat e ulëta mund të mbesin të pranishme deri në mesditë.

Acar në zonat me kthjellime në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 5°C.