Mosmarrëveshje rreth borxhit| Theren me thikë dy persona në Lipjan, arrestohen të dyshuarit

Dy persona janë sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar në fshatin Llugë të Lipjanit.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:53.

“Fshati Llugë, Lipjan 26.06.2023 – 12:53. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime për shkak se ishin sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë“, thuhet në raportin policor.

Dyshohet se deri te lëndimi kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një borxh.

“Të dyshuarit pasi e kanë kryer veprën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat për shkak të lëndimeve janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin“, thuhet tutje.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë sekuestruar tri thika.