Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan.
I dyshuari ka sulmuar fizikisht një person tjetër, pas mosmarrëveshjeve lidhur me disa ekskursione, përcjell Ballkani.info.
“SULM / Lipjan 18.06.2022 – 04:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me disa ekskursione e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Ballkani.info







