FOTO

Mosmarrëveshje mes familjeve- kris alltia në Prishtinë, këta janë të plagosurit e të arrestuarit

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sonte në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Viktimat janë dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Ndërkaq, tre persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po e hetojnë rastin.

Personat e plagosur janë Mehmet Metolli dhe Ataola Tahiri. Ndërkaq, dy nga tre të dyshuarit janë Gentian Makolli dhe G. Makolli (i mitur).

Sinjali raporton se dy familjet kanë pasur probleme të mëhershme dhe vendosën që të pajtohen sonte , por që nuk shkoi siç ishte parashikuar.

Foto: Mehmet Metolli (personi i plagosur).

Ngjarjen e mbrëmjes së sotme e ka zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për  plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.”, tha Ahmeti.