Viti

Mosmarrëveshja në trafik përfundon me nxjerrjen e armëve në Viti, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, meqenëse i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kanosur me armë zjarri një person.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm.

“KANOSJE – Rr. Adem Jashari, Viti  29.12.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

VIDEO BONUS: Vazhdon shtrirja e sovranitetit të Kosovës në veri