Berat Ruqikqi

Moskoordinimi i Kosovës me aleatët, Rukiqi: Në SHBA kemi parë shqetësim të jashtëzakonshëm të aleatëve

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Ruqikqi, ka treguar se SHBA-ja është e shqetësuar se moskoordinimin e Kosovës me aleatët për çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë.

Ai ka treguar se gjatë takimeve që ka pasur në ShBA ka parë se aleati kryesor i Kosovës është i shqetësuar me qasjen e Qeverisë Kurti.

“Në takimin me Heritage Foundation është Think Tank, me rol udhëheqës në politikat konservatorë të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo që e kemi parë si shqetësim të jashtëzakonshëm të aleatëve në këto takime është mos-koordinimi i Kosovës me aleatët, kryesisht me aletin kryesor SHBA-të, si aleati kryesori i shtetit tonë përfshirë edhe në atë të sigurisë, ka zhgënjim të hapur që asnjë herë më hapur si kam dëgjuar duke foli edhe për pasojat që mund të jeni për Kosovë, përfshirë edhe deklarata e hapura, që tashmë i kanë bërë për vendime e Kosovës, që janë marrë pa koordinim”, ka thënë ai për gazetën “Reporteri”.

Sipas tij, më herët ndryshe është folur në SHBA për Kosovën.

“Që kur isha herën e fundit gjatë pandemisë në SHBA, dhe tani po e shoh që ka një zbehje të prezencës të zërit të Kosova në SHBA, qoftë në qeverinë amerikan, ne kongres, në institute, e ne organizata të tjera të rëndësishme këtu në SHBA d.m.th. ka zbehjen edhe tek prezencën e miqve që dikur na kanë përkrahur dhe vazhdojmë të kem mbështetjen e tyre, sepse kem veprime të qeverisë që e zbehin sigurinë e Kosovë”, u shpreh ai.

VIDEO BONUS: Kryeministri Kurti dhe ministri i Financave Murati, lansojnë zgjerimin e platformës “Superpuna”