“Mosbindja civile”. Pse Rama anuloi takimin e sotëm në qendër të Bilishtit?!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, shprehet se kryeministri Rama ka anuluar takimin në qendrën e qytetit të Bilishtit, duke e organizuar takimin në një lokal.

Teksa poston edhe foto nga njoftimet me ftesat e bëra për pjesëmarrje për takimin me Ramën, Salianji shkruan se “Rama anulon takimin në Devoll, fshihet tek “Princesha”.

Sipas Salinjait, plani i takimit ka ndryshuar pasi;“spiunet e rilindjes kanë marrë dijeni që protesta qyetare s’do lejojë asnjë tubim farsë dhe pas kësaj bëjnë njoftime për tu futur nëpër lokale periferie”.

“Rama anullon takimin në Devoll, fshihet tek “Princesha”.

Një ditë më parë kryetari i PS i kërkon Bashkisë së Devollit leje për të tubuar në sheshin para Bashkisë.

Pasi marrin dijeni që protesta qyetare s’do lejojë asnjë tubim farsë, bëjnë njoftime për tu futur nëpër lokale periferie.

Takimet e Ramës janë si koncerte me biletë ku ftohen vetëm servilët e Rilindjes!

Për taksapaguesit shqiptarë ai nuk gjendet në ecje apo takime më qytetarë!

Sot në Devoll, qindra qytetarë të organizuar nga “Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë” do të ishin në takimet qe Rama i mban të fshehta. Për këtë kanë bërë gjithçka të informohen spiunët e Rilindjes.

Sapo u informuan për revoltën qytetare, Rama e anulloi takimin dhe e kryen atë i mbyllur në qebabtore “Princesha”, shkruan ai.