“Mos parko, jam më i sëmurë se ti” – Porosia e pazakontë e një kosovari në Qendrën e Mjekësisë Familjare

Një mesazh i pazakonshëm është vendosur në hyrje të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Velani.

“Mos parko. Jam më i sëmurë se ti” shkruhet në pankartën e vendosur para derës së QMF-së.

Kjo për shkak të bllokimeve që po shkaktojnë veturat nëpër hyrje të institucioneve.

Ndryshe, një rast i ngjashëm ka ndodhur dje ku një veturë kishte bllokuar qarkullimin e ambulancës që ishte nisur për ta marrë një 17-vjeçar të therur me thikë.

Si rrjedhojë, disa qytetarë u detyruan që ta tërheqin veturën me forcë në mënyrë që t’i lirojnë rrugën ambulancës. 

May be an image of outdoors