Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmë mes dy gazetarëve, Lirim Mehmetaj dhe Ermal Pandurit në emisionin Debat Plus.

Në momentin kur udhëheqësi i emisionit, Ermal Panduri i shtroi pyetjen të ftuarit tjetër Zijadin Selës, njërit prej udhëheqësve të Aleancës për Shqiptarët se;

“A e keni tradhtuar ju Albinin?”, gazetari Mehmetaj ndërhyri duke i thënë;

“Mos bon pyetje palidhje bre”.

Kjo e acaroi gazetarin Panduri duke i thënë “Të lutem, mos bën cilësime të pyetje mua…qekaq”, duke shtuar se “kush je ti me m’gjyku”.

“Trus”, i thotë Panduri Mehmetajt, i cili nervozohet pas kësaj fjale.

“Qysh the? Kujdes me fjalorin, hera e parë dhe e fundit që përdor asi lloj fjalësh për mua”, tha Mehmetaj, ndër të tjera.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

@ballkani.info “Mos bo pyetje palidhje”, “shuj”, “trus e pa trus te Manxhuka atje”, “hera e fundit”. Ermal Panduri e Lirim Mehmetaj gati sa nuk rrahen në studio live #ermalpanduri #rrahje #studio #kosovo #perplasje #lvv #albinkurti #kurti ♬ original sound – Ballkani.info