Tokat më të mira bujqësore po asfaltohen

22 Prilli dita botërore e Tokës, e gjen Kosovën me shumë probleme dhe shkatërrim të lumenjve, bjeshkëve e tokave bujqësore.

Një gjë të tillë e konfirmoi për Ballkani.info edhe Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë Ilir Morina. Ai tha se në tokat më të mira bujqësore po ndërtohen autostrada dhe ndërtime të tjera.

“ Sidomos tash autostrada në Dukagjin do të dëmtojnë shumë toka të mira bujqësore” pohoi Morina.
Sipas tij i vetmi progres që është bërë në Kosovë që 20 vite është instalimi i ujësjellësve ku prej vitit 1999 deri më 2019 nga 42 në 92 % të popullatës ka arritur të hyjë në sistemin e furnizimit me ujë.

Një tjetër arritje për vendin sa i përket natyrës sipas Morinës është edhe ndërtimi i impiantit për ujërat e zeza.

“ Një gjë e tillë ka filluar të bëhet në Prizren , Pejë, dhe pritët të bëhet edhe në Prishtinë e Gjilan” shtoi Morina.

Nryshe, shkatërrimi i lumënjëve dhe hudhja e mbeturinave të shumta në vend vazhdojnë të mbesin probleme të pa zgjidhura deri më tani, si nga popullata ashtu edhe nga institucionet. /Ballkani.info