Morina: Në Danimarkë udhëtojmë për fitore

Kosova më 30 qershor luan ndeshjen në udhëtim ndaj Danimarkës e cila zhvillohet në kuadër të FIBA EuroBasket Pre- Qualifiers.

Rreth synimeve ka folur basketbollisti (qendra) Gëzim Morina. “Natyrisht që në Danimarkë udhëtojmë me të vetmin synim fitore. Jemi të vetëdijshëm që Danimarka ka një ekip mjaft të mirë. Sipas të gjitha gjasave do të jetë një ekip krejt tjetër nga ai që kemi luajtur në Prishtinë sepse në lojën e parë më Danimarkën kanë pasur mjaft mungesa, por ne do ta bëjmë më të mirën dhe shpresoj që të kthemi nga Danimarka me fitore”, ka thënë Morina për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Morina ka folur edhe për mangësitë dhe përparësitë që sipas tij do t’i kemi në këtë ndeshje: “Padyshim që Danimarka ka lojtarë të mirë, lojtarë të cilët paraqiten edhe në EuroLigë dhe në liga të tjera Evropiane. Si përparësi e jona është që jemi më pak shtatë shkurt të cilën duhet ta shfrytëzojmë kundrejt tyre dhe të luajmë lojë më të shpejt”. /Demokracia.com