Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka pranuar rreth 9000 euro për furnizim me mall por i njëjti një kohë të gjatë nuk e ka dorëzuar mallin.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është raportuar një kontabilist në Fushë Kosovë, përcjell Ballkani.info

“MASHTRIM / Fushë Kosovë 25.06.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar kontabilist në një firmë ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka pranuar rreth 9000 €  për furnizim me mall por i njëjti një kohë të gjatë nuk e ka dorëzuar mallin.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Ballkani.info/