Morena pozon me fanelë të Kombëtares së Kosovës, vjen më në formë se kurrë

Është njëra nga femrat më të ndjekura në rrjetet sociale.

Së fundmi, Morena Taraku ka treguar se ka pranuar një dhuratë nga FFK (Federata e Futbollit të Kosovës).

Këngëtarja 25 vjeçare ka postuar një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram teksa pozon me fanelë të Kombëtares së Kosovës.

Modelja shfaqet tejet në formë, e cila ka vënë në pah tatuazhet e shumta e që duket se tatuazhin me emër të ish të dashurit të saj, Sashës e ka fshirë.

Morena tash e sa kohë është zhvendosur në Turqi, ku është duke punuar atje për projektet e reja.

https://www.instagram.com/p/BqzYey7lLQG/?utm_source=ig_embed