“Mora fjalë” e Shkurte Fejzës vjen në një version ndryshe, remiks nga Pim Isufi dhe Endrit Rexhepi

Kënga e famshme “Mora fjalë” e kënduar vite më parë nga Shkurte Fejza, tani ka një version tjetër.

Artistët Pim Isufi dhe Endrit Rexhepi kanë sjellë së fundmi këngën e famshme me motive patriotike, në një version ndryshe.

Ky ripërpunim është bërë në studion “Duo Bass Records”, studio kjo nga e cila pritet të publikohen edhe shumë projekte tjera nga këngëtarët e estradës.

Viteve të fundit është bërë në trend ripërpunimi i këngëve të vjetra, dhe edhe ky ripërpunim i “Mora fjalë” duket të jetë mjaft interesant.