Behgjet Pacolli

“Montazhe” “video të rreme” dhe “profile në emër të Behgjet Pacollit”| Zyberaj: Asgjë s’ka të vërtetë

Jetlir Zyberaj, bashkëpunëtor i Behgjet Pacollit, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të videove në emër të ish-presidentit.

I njëjti beri thirrje që njesia e krimeve kibernetike të ndjekë individët që po mashtrojnë dhe manipulojnë qytetarët.

“Janë dhjetëra faqe në rrjetet sociale që përdorin profile të rreme në emër të Presidentit Behgjet Pacolli për qëllime mashtrimi ndaj qytetarëve. Ju lus dhe këshilloj që t’i shmangeni atyre dhe t’i raportoni”, shkruan ai.