Monreal u largua nga fusha për 5 minuta në ndeshjen ndaj Napolit për shkak të nevojave fiziologjike

Arsenali arriti të kualifikohet për në gjysmëfinale të Europa League, pasi mundi me rezultatin e përgjithshëm 3-0 Napolin.

Në ndeshjen e kthimit, atë në “San Paolo”, “Gunners” e fituan me rezultatin 1-0, mirëpo një moment interesant është kapur gjatë ndeshjes, me protagonist Nacho Monreal.

Arsenali ka luajtur për disa minuta me 10 lojtarë sepse mbrojtësi është larguar nga fusha për në brendësi të stadiumit. Arsyeja? Duhet të shkonte për nevoja personale.

Gjithsesi Monreal është kthyer sërish në fushë dhe ka vijuar normalisht lojën edhe pse për këtë veprim ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale.